Hailey Bieber më joshëse se kurrë, pozon për markën e njohur

Hailey Bieber është kthyer në një nga emrat më të lakuar në botën e modelingut.

Modelja përmes rrjetit social Instagram, tashmë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në një fushatë tjetër, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik, teksa u bë imazhi e koleksionit të ri të markës ‘Versace’.

24-vjeçarja u pa me një veshje mjaft interesante, me flokët e lagura, në poza  joshëse.

Në setin fotografik Hailey vuri në pah format e saj trupore perfekte, teksa rrëmbeu vëmendjen e të gjithë ndjekësve.