", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Mesazhi i Carlo Ancelotti-t pas triumfit në derbi

Everton theu mallkimin këtë të shtunë kundër Liverpool. Pas 22 vitesh, Toffees më në fund kanë fituar 2-0 ndaj kampionëve të Anglisë në “Anfield Road”, që e bën ngjarjen edhe më të veçantë për skuadrën e Carlo Ancelotti-t.

Disa minuta pas kësaj fitore historike, trajneri italian postoi një foto në rrjetet e tij sociale. “Kjo ndeshje i kushtohet  tifozëve të Everton. Ju keni qenë të durueshëm, tani ne mund të festojmë së bashku, ” u shpreh Ancelotti. Tifozët e Everton do ta kujtojnë këtë 20 shkurt 2021 për një kohë të gjatë...