AstraZeneca: Synojnë të sigurojmë 4,2 milion doza të vaksinave për Italinë deri në Mars

Kompania farmaceutike, AstraZeneca bën me dije se deri në mars mund të sigurohen 4,2 milion doza të vaksinës për Italinë.

Ndërsa gjatës ditës së premte u bë edhe dorëzimi i tretë, me rreth 1 milion doza të vaksinës Covid.

Gjithashtu javët e ardhshme janë planifikuar, 1 milion doza shtesë në Itali, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Itali ka pësuar një rritje të ndjeshme të infektimeve. Vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi mbi 14 mijë raste me Covid dhe  251 viktima në 24 orë.