Zbulohet raporti i Romeo Veshajt dhe Jonida Maliqit pas ndarjes

Çifti shumë i komentuar në media, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja pak ditë më parë, duke deklaruar se është single.

“Prive” ka zbuluar se çifti e kanë mbyllur përfundimisht historinë e tyre që në nëntor të vitit që lamë pas. Ndarja ka qenë paqësore, aq sa kur shkëmbehen në rrugë nuk ia kursejnë njëri-tjetrit një përshëndetje.

Arsyeja mendohet të jetë një ezaurim i historisë, e cila nuk mund të shtyhej më tej.