VIDEO/ Sherr në emision, gruaja heq këpucën dhe gjuan të ftuarin

Një sherr i papritur ka ndodhur në një emision, ku kërkohen njerëzit e humbur në Turqi.

Ky moment i drejtuar nga gazetarja turke Myge Anllë është bërë viral në rrjetet sociale.

Një nënë goditi me këpucë njërin prej të ftuarve, një burrë të cilin e akuzon si të përfshirë në zhdukjen e të bijës 7 vite më parë në rrethana misterioze kur ishte vetëm 18 vjeç.

Vajza e identifikuar si Gylshen Xhambaz ishte rikthyer tek e ëma për të jetuar pas vdekjes së bashkëshortit, por as hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë fatin e saj gjatë gjithë këtyre viteve.