EMRI- DETAJE/ Makina iu dogj në mesnatë, ja çfarë thotë pronari, dyshimet e policisë

Një makine tip BMW seria 1 është djegur gjatë natës në qender të qytetit të Krujes.

Makina është në pronësi të Igli Kani sekretar i gjygjtares Hoxha.

Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit në afërsi të banesës së sekretarit.

Rreth ores 23 të mbrëmjes së kaluar makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar zjarrfikesja e cila ka ndërhyrë duke shuar flakët

Sipas burimeve makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka.

Zjarri është konstatuar nga nëna e sekretarit.

Syri tv ka kontaktuar me Kanin i cili nuk pranon te prononcohet por thotë që nuk kam asnjë problem apo konflikte me njeri.

Ndërkohë policia ka dhenë një njoftim për ngjarjen

Njoftimi:

Krujë

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Aksidentale, kur pamjet tregojne qe makina eshte djegur nga para dhe nga mbrapa