Durrës, dy të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit

Dy persona nga e njejta familje janë plagosur këtë mëngjes nga shpërthimi i bombolës së gazit. Policia tha se në orën 8:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.

Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.