Europa League/ Napoli mposhtet nga Granada, Rangers triumfon në 'frymën' e fundit

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 21:00 në Europa League.

Në Spanjë, Napoli u mund nga Granada me rezultatin e pastër 2-0. Golat e shënuar nga Herrera dhe Kenedy në pjesën e parë, i dhanë fitoren ekipit andaluzian. Pas një jave, djemve të Gattuso-s u duhet të përmbysin këtë rezultat, që paksa i vështirë.

Rangers triumfoi në minutat e fundit ndaj Antëerp. Skuadra skoceze arriti të fitonte me përmbysje 4-3 ndaj belgëve. Ajax fitoi me jo pak vështirësi ndaj Lille, duke realizuar dy herë brenda dy minutave nga fundi i takimit (2-1).

Ndërsa, ndeshja mes Bragës dhe Arsenal u mbyll në barazim 1-1.

Ja të gjitha rezultatet: