Hernandez: Ëndërroj të drejtoj Barcelonën, por...

Xavi Hernandez nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë skuadrën e Barcelonës, por thotë se tani trajner i klubit është Ronald Koeman dhe meriton respekt për këtë gjë. “Sigurisht që ëndrra ime është të jem trajner i Barcelonës një ditë. Jam duke punuar maksimalisht për ta realizuar këtë ëndërr, por tani për momentin nuk ka asgjë të vërtetë.

Ronald Koeman meriton respekt sepse është trajneri aktual dhe ka bërë një punë të mirë. Ai ka nevojë për kohë sepse është në një skuadër që ka pasur shumë ndryshime në vitet e fundit dhe për këtë arsye duhet ta lëmë që të punojë i qetë”, ka thënë mes të tjerash Xavi Hernandez.