Tonali: Jemi të zhgënjyer, por tani mendojmë për derbin

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, është shfaqur i zhgënjyer pas barazimit 2-2 ndaj Crvena Zvezdës në Beograd.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Tonali u shpreh: Një ndeshje që po e fitonim 2-1 pak minuta para përfundimit dhe me një lojtar më shumë. Ka vetëm zhgënjim. Na vjen keq pasi mund të bënim më mirë. Patëm mundësi ta mbyllnim takimin, mund ta menaxhonim dhe të mos i jepnim shans që të na barazonin. Duke e lënë pas zhgënjimin, na duhet një rezultat i mirë në ndeshjen e kthimit. Mendimi ynë i vetëm në kokë është derbi me Interin dhe të japim 100% nga vetja jonë”, përfundoi Sandro Tonali.

Milani dhe Interi do të ndeshen të dielën në orën 15:00 në kuadër të Serie A. Kjo ndeshje do të ndikojë direkt për Scudetto pasi Interi është vetëm dy pikë para Milanit në tabelë.