Europa League/ Crvena Zvezda surprizon Milanin, Young Boys - Leverkusen mbyllet mes spektaklit

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 18:55 në Europa League.

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Milanit. Edhe pse me një lojtar më shumë që nga minuta e 77-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Milan Rodic, kuqezinjtë e Stefano Piolit nuk ia dolën të fitonin sfidën.

Milan zhbllokoi sfidën pak para pushimit të pjesëve, falë autogolit të Radovan Pankov (42). Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, klubi serb fitoi një penallti dhe Gabonese Guelor Kanga barazoi rezultatin (53). Më pas, Hernandez fitoi dhe shndërroi në gol një penallti, duke kthyer të tijët në avantazh Transalpinët (60). Mirëpo, kur dukej se ndeshje ishte mbyllur, Milan Pavkov barazoi sërish shifrat(90 + 3).

Një “luftë” e vërtetë ishte ajo mes Young Boys dhe Bayer Leverkusenit (4-3). Zviceranët udhëhiqnin 3-0 pas 45 minutave të para, por gjermanët ditën të barazonin takimin. Megjithatë, ekipi që eliminoi Tiranën në “play-off” ia doli të shënonte dhe golin e katërt dhe të fitonte sfidën.

Ja të gjitha rezultatet e sfidave të orës 18:55.