Pamje të hotelit luksoz ku po qëndron Rita Ora, një natë kushton rreth 16 mijë dollarë

Rita Ora kohët e fundit qëndroi në karantinë të detyrueshme 14-ditore, pasi zbarkoi në Australi përpara nisjes së filmimit në rolin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice”.

Bukuroshja shqiptare po qëndron në hotelin më të shtrenjtë të Sydneyt me motrën e saj dhe menaxheren e muzikës, Elena Ora, derisa Channel Seven të gjejë strehim për to muajt e ardhshëm të qëndrimit të tyre në Australi.

Të hënën, 30-vjeçarja doli nga hoteli me pesë yje “Park Hyatt”, i cili mburret me pamjet mahnitëse të Portit të Sydneyt, hoteli luksoz përmban suita të bollshme, një banjë private, kuzhinë të shkëlqyer, një palestër, pishinë dhe madje edhe një shtëpi për mysafirë.

Ende nuk e dimë nëse Rita u shpërngul në suitën presidenciale, e cila është  950 metra katrorë, dhe kushton 16,000 dollarë për një natë, apo shkoi për një opsion më pak të kushtueshëm.

Në skajin më të përballueshëm të shkallës është ‘Opera Suite’ me 75 metra katrorë, e cila përfshin një shtrat mbretëror, dyer qelqi nga dyshemeja në tavan, një banjo luksoze dhe dy ballkone private.