Zbulo cili çift i njohur i jep fund beqarisë…

Ka qenë modelja e njohur Arbenita Ismajli, ajo e cila ka hedhur në InstaStory një imazh ku shfaqet krah të dashurit të saj, reperit Fero, dhe ka shkruar “Të sapo martuar” në mbishkrimin e fotografisë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet një fotografi e përbashkët e çiftit, e publikuar në rrjetet sociale.

E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory, ku duket si një konfirmim që dyshja tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në fotografi vërehet edhe buqeta me lule si dhe veshja elegante e çiftit, që gjithashtu japin indikacione të forta se ata tashmë janë zyrtarisht çift.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta.