Atdheu vë në siklet Ledianën: 'Dhuratat i more nga ish-i dashuri në Belgjikë' ...

Dhurata që Ledjana mori për Shën Valentin me pusullën “Më mungon”, ka ngritur dyshime të mëdha në “Për’puthen”, se ajo nuk po thotë të vërtetën.

Edhe pse tha se ia ka dërguar dikush anonim, asnjë nga konkurrentët nuk e besoi duke thënë se ajo e di shumë mirë se kush ia ka sjellë.

Një prej tyre ishte Atdheu, i cili tepër i irrituar i bëri thirrje të mos gënjente dhe të zbulonte të vërtetën pasi tha se kishte fakte.

“Pse e fsheh, pse gënjen, pranoje që t’i ka dërguar ish-i dashuri dhuratat, ja sjell ish-i dashuri nga Belgjika, kam fakte,” tha Atdheu.

Ndërkohë Ledjana, në siklet mohoi të gjitha akuzat.