E ofendoi duke e krahasuar me m.., Kejsi hedh dyshime mbi karrierën e Rozës

Pas skeçit të famshëm të Roza Latit në krevat me Stresi vitin e kaluar, partnerja e tij Kejsi nuk e priti mirë këtë .

Kejsi u shpreh se Roza i kishte cënuar jetën private dhe ishte tallur me të .

Pak kohë më parë, Roza në një intervistë 'i ka hedhur benzinë' marrëdhënies së tyre, teksa e përfaqësoi Stresin me një emoji zemre, ndërsa Kejsin me atë të jashtëqitjes dhe u justfikua se ishte e vetmja që i kishte ngelur.

“Apapa për Stresin e kam këtë zemrën sepse Stresi është si zemër, është djalë shumë korrekt dhe djalë shumë i mirë. Kurse për atë vajzën ka ngelur kjo, emoji i jashtëqitjes.

Nuk do doja t’i vija këtë, do të doja t’i vija këtë emojin e inatit, por kjo ka ngelur për reagimin e saj ekstrem kot pa lidhje që pati për skeçin që kam bërë me Stresin, por disa njerëz, disa gjëra i bëjnë edhe për vëmendje dhe për famë”- u shpreh ajo.

Por dhe pse Stresi reagoi shumë shpejt,duke i thënë qartazi Rozës se ajo nuk mund të krahasohet me Kejsin, nuk ka munguar as një reagim nga vetë Kejsi.

Me anë të një statusi në Instagram ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet Rozës në lidhje me krahasimin e saj.

Është e fortë kur përpiqen të sillen sikur unë jam e parëndësishme për ta, ‘nuk e mbajnë mend emrin tim’, ndërkohë që më përmendin në çdo intervistë që kanë…

Pas atij skeçi pa lidhje, unë reagova dhe më pas e mbylla si temë, edhe pse mu kushtuan 550 Story…

Tani të mos flasim për njerëzit që kërkojnë famë kur vetë e ndërtojnë karrierën në kurriz të famës së ‘kolegëve’. Unë nuk ha bukë nga fama, nuk më hyn në punë, por ndoshta aty u djeg edhe dalin në atë përfundim.

Gjithsesi, emrin tim nuk kanë pse ta mbajnë mend apo ta përmendin, se nuk kam lidhje me njerëz të tillë!

Sot ndihem shumë e çliruar kur shoh që e bëjnë vetë të ditur që unë nuk kam lodhje me to, sepse të them të drejtën më vjen turp të shkruajë portale për mua, ku ngjitur fotos time, të jetë fotografia juaj”, shkroi Kejsi.