Sfida ndaj Kukësit/ Alban Hoxha tregon formulën e suksesit: Më mirë lojë e keqe dhe tri pikë

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur në prag të ndeshjes me Kukësin.

“Demat e Kuq” do zhvillojnë të diel në 16:00 ndeshjen e javës së 20 në Superligë, teksa dueli me veri-lindorët do zhvillohet në “Elbasan Arena”. Për Hoxhën, skuadra më mirë të luaj keq dhe të marrë tri pikët, sesa të dhurojë spektakël në fushë dhe të dalë pa pikë.

“Kampionati fitohet me skuadrat e vogla, por ndeshjet me ekipet e mëdha siç thoni ju, të japin edhe një motiv më shumë kur fitohet.

Duhet të marrësh pikët edhe pa lojë të mirë, me këtë jam unë. Më mirë luaj pak më keq edhe pikët sesa të zhvillosh ndeshje të mirë edhe mos dalësh i fituar.

Të mendojmë më shumë për të marrë tri pikët me këto skuadrat që përmendët ju. Ndeshjet direkte nuk duhet të nënvlerësohen, të marrim tri pikët edhe ndaj Vllaznisë. Ashtu siç e thatë edhe ju nuk do jetë e lehtë”, tha mes të tjerash Alban Hoxha.