Balerini Klajdi Selimi flet për revoltimin e tij ndaj 'Amici 4' dhe Maria de Filippi-t

Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte i ftuar balerini Klajdi Selimi.

Balerini, tregoi se prej kohësh ka hequr dorë nga kërcimi dhe është fokusuar në angazhime të tjera.

“Këpucët e baletit i kemi ngulur tek gozhda, pra nuk performoj, por mbaj ndonjë seminar ose performancë të vogël në ndonje eveniment bamirësie, por kërcimin si protagonist në skenë e kam lënë.”

Në lidhje me fushat e tjera me të cilat është angazhuar së fundmi balerini, konkretisht linjat e veshjeve dhe dizajni i tyre ai u shpreh: Vendosa që të përfshihesha në diznejim dhe fillove me linja kërcimesh, ku dizenjova 4 linja, më pas erdhën Krishtilindjet dhe u frymëzova nga ato, ku dizejnova tre bluza për një kauzë, pasi kush blinte bluzën, çonte një pjesë të lekëve për mësuesit dhe shkollën e kërcimit.

Ndërsa, për Shën Valentin, solla një tjetër linjë, dedikuar festës së dashurisë.

Selimi u pyet nga Flavio gjithashtu mbi projektet e tij në Shqipëri : “Nga 2018 jam prezent më shumë në Itali, se sa në Shqipëri."

Ndërkohë, Klajdi foli në lidhje me ngjarjen që u bë virale kohët e fundit, ku balerini kishte ankesa për ‘Amici 4’  pasi nuk beson tek transparenca dhe drejtësia në këtë konkurs .

Çështja është kjo: Ne ishim në finale 4 artistë dhe rregulli është se kush fiton më shumë ngjitet më lart, pra nuk kemi parë ndonjëherë që ai që humb, të jetë më lart se ai që numëron më shumë vota. Kjo është absurde. Unë kontestoj se kujt i është dhënë vendi i dytë në atë finale nuk e meriton. Sepse ai person humbi, nuk fitoi asnjë sfidë në atë finale. Dhe nëse ndiqet një rregull, i bie që un që fitova një sfidë të jem i dyti, dhe ai që nuk fitoi asnjë sfidë i tretë apo i katërt. Unë i bëra këtë kërkesë publike Maria De Filipi ku i kërkova rishikim duke argumentuar këtë logjikë.”

Flavio: Çfarë ndodh nëse ka një reagim pozitiv ndaj kërkesës tënde, çfarë synon?

Klajdi: Nëse ndodh do të isha shumë i lumtur pasi pjesa ime artistike do të ndjehej shumë e vlerësuar, për historinë e emrit tim dhe për të vënë në vend një padrejtësi.

E teksa u pyet për jetën personale, Klajdi Selimi zgjodhi të tregohej i rezervuar, duke shmangur përgjigjen mbi pyetjen e Flavios, me anë të batutave të tij.