Ismail Morina: Urime Kosovë, u bëfsh Shqipëri!

Sot, shënohet 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë mjaft speciale nuk mund të mungonte as urimi i Ismail (Ballist) Morinës.

Morina, i cili u bë i famshëm pasi lëshoi dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin e Beogradit në vitin 2014. Në një postim në Facebook, ai ka uruar pavarësinë në një mënyrë shumë të veçantë.

Ballisti ka shkruar: “Urime Kosovë, u bëfsh Shqipëri”, ai gjithnjë ka treguar se dëshiron një bashkim midis Kosovës dhe Shqipërisë.