Objektivat dhe sfidat: Flasin dy përfaqësuesit e Shqipërisë në 'Kampionatin Botëror të Skive'

Mëngjesin e sotëm, të ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte i ftuar Erion Tola dhe Kevin Qerimi, dy skiatorë shqiptarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive.

Konkursi po zhvillohet aktualisht në Itali, në një nga zonat më malore të saj, Cortina d'Ampezzo.

Një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë kampionat, Erion Tola,  i pyetur nga moderatori Flavio në lidhje me pretendimet e Shqipërisë në këtë kampionat, u shpreh:

Pretendime nuk mund të kemi duke qenë se nuk e kemi traditë, nuk mund të pretendojmë shumë.  Ideja është të bëjmë një përfaqësim me dinjitet. Nesër kemi një kualifikm për garën finale që kemi pasnesër.

Ky sport nuk është shumë i zhvilluar në Shqipëri por nuk është ky problemi po problemi është se nuk merret seriozisht, këtu ndërhyn kultura për sportin  e cila mungon shumë në Shqipëri.

Ndërsa Kevin Qerimi, i riu me origjinë shqiptare por i lindur në Itali, një tjetër konkurrent në garën e madhe botërore të skive në Itali, foli mbi këtë eksperiencë të tij :

“Kisha gjithmonë dëshirë të isha pjesë e federatës shqiptare dhe tani jam këtu dhe kjo për mua është një arritje e madhe”.

Të pyetur mbi planet e tyre per të ardhur për ski në Shqipëri, ata pohuan se do të vijnë sapo të krijohen kushtet për këtë lloj sporti.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme nga 2:35:20 deri në 2:47:10