'Rindërtuesit' ua çuan ujërat e zeza drejt e në shtëpi, Hamallaj ngrihet në protestë

Në Hamallaj të Durrësit, disa banorë kanë ngritur zërin për shpërfilljen nga bashkia, e cila u ka shkaktuar një dëm shumë të madh në banesa.

Procesi pa projektet e duhura dhe shkel e shko i rindërtimit ka bërë që ujërat e zeza të futen në banesa, por në bashkinë e Durrësit këtyre banorëve u përplaset dera në fytyrë.

Në shkollën e re që u ndërtua, oborri u ngrit lart, por me shirat e javëve të fundit, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha janë përzier dhe u janë kthyer mbrapsht, drejt e në banesa, banorëve të zonës.

Kryetari i degës së PD Durrës Ferdinan Xhaferraj ishte me banorët për t’i dhënë zë hallit të tyre dhe për t’i garantuar se pas 25 prillit qytetarët do të trajtohen me dinjitet nga shteti.