Rindërtimi, një vit nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve në Bruksel

Misioni i BE në Shqipëri njoftoi se u bë një vit që nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve "Së bashku për Shqipërinë", organizuar nga Bashkimi Evropiane, e cila tregoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar duke premtuar 1.15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të vitit 2019.

Bashkimi Evropian dhuroi 115 milion euro grante të drejtpërdrejta për të mbështetur rindërtimin e shkollave të prekura dhe siteve të trashëgimisë kulturore."