Ceremoni shtetërore në Kosovë me rastin e Ditës së Pavarësisë

Me rastin e 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës sot do të zhvillohen disa aktivitete anembanë vendit.

Mbrëmjen e djeshme, Filarmonia e Kosovës mbajti koncertin festiv ndërsa sot ceremonit nisin me ngritjen e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas axhendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbahen homazhe në në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidenit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë mbahet në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën do të marrin pjesë u.d presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike.

Gjatë kësaj dite po ashtu do të organizohen gara sportive nga federatat e ndryshme te sporteve si dhe do të hapen ekspozita dhe koncerte nga institucionet kulturore në vend.

Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit shfaqin filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.