Mark Marku: Ka socialistë që kanë votuar Ramën, ndihen të shkatërruar nga Rilindja

Në intervistë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku, foli edhe për një pakënaqësi të theksuar të vetë socialistët që e po e braktisin Ramën.  

‘Ka një rënie totale të shtetit, korrupsion, propagandë, arrogancë.

Vijnë njerëz që janë jashtëzakonisht të mërzitur me këtë qeveri, që e kanë votuar Partinë Socialiste, dhe thonë që nuk do ta votojnë më se u kanë shkatërruar jetën. Ka edhe nga ata që janë hezitues.

Janë një kategori që ne duhet ti bëjmë të besojnë. Kemi një program të mire. Ti mund ti japësh garanci, por garancitë nuk jepen në opozitë.

Fakti që fillojnë dhe negociojnë qëndrimin e tyre edhe kur janë hezitues me ne, mua më pëlqen se ky është qytetari  që e detyron pushtetin që të tërhiqet, që të mos abuzojë. Këtë qytetarë dua unë, që të vi nesër dhe të më thotë pse nuk e kë bërë këtë gjë.

Mendoj që unë e ndjej që njerëzit besojnë.

Unë kam parim që nuk gënjej. Mund të mos zgjidh disa probleme, por nuk mund të më thotë dikush që gënjeve.

Këtu qëndron pakti i besimit,

Nuk i kam gënjyer njëherë nuk mund ti gënjej dy herë. Nuk mund të gënjehen më shqiptarët.

As nuk mund të lejnë askënd që ti gënjejë.’