Leipzig-Liverpool, formacionet zyrtare/ Nagelsman sfidon Jurgen Klopp

Leipzig-Liverpool do të luhet mbrëmjen e sotme, sfidë kjo e vlefshme për raundin 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Gjermanët dhe anglezët do të përballen në fushën hungareze të Budapestit pas vendimit të UEFA-s që takimi i parë të mos luhet në Gjermani për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia prej COVID-it.

Kjo sfidë është dhe një përballje mes dy strategëve më të dalluar të sezonit të kaluar, gjermanët Jurgen Klop dhe Julian Nagelsman.

Edhe pse Liverpooli po kalon një periudhë krize në rezultate, të kuqtë konsiderohet favoritë për të kaluar në çerekfinale, por Leipzigu ishte njëra prej surprizave të Ligës së Kampioneve vitin e kaluar duke shkuar deri në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Për sfidën që do të luhet në orën 21:00 janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.