Genc Pollo: 25 prilli do sjellë marrëdhënie të reja me Kosovën

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, nga studio e Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, duke komentuar fitoren në zgjedhje të Vetëvendosjes, komentoi edhe marrëdhëniet që pritet qeveria e re e Kosovës me qeverinë aktuale të Tiranës.

‘Me rastin jo vetëm të Albin Kurtit, qeveria e Tiranës është futur në konflikt sepse ka anashskaluar Prishtinën për të bërë pakte me Beogradin.

Përpjekja për të copëtuar territorin e ka dëmtuar Kosovën.

Nisma e Minishengenit ka qenë diçka që e ka ndarë qeverinë e Tiranës, jo vetëm me Kurtin, por edhe me Hotin dhe të tjerë në Prishtinë. Kjo përçarje në prill do marrë fund.

Ka shumë gjëra për të bërë. Kemi humbur 8 vjet.

Me energji të mirë mund të kishim bërë shumë gjëra të mira që nuk u arritën.

Në lidhje me marrëdhëniet e Kurtit me ndërkombëtarët, kam përshtypjen që retorika të tilla i ka mënjanuar, dhe kjo është një përpjekje e pjekurisë politike që kalon çdo politikan.

Besoj që me marrjen e përgjegjësisë dhe me zgjidhjen e gjërave më imediate, me kohën do i kushtojnë vëmendjen e duhur negociatave.

Ajo që dëshirojmë ne është jo neglizhimi në bashkëpunimin me ndërkombëtarët, por bërja produktive.

Konfliktimi i panevojshëm më faktorin ndërkombëtar, kam përshtypjen që qeveria e Kosovës do ta evitojë.

Marrëdëniet e Ramës me politikën në Kosovë janë në nivelet më të ulta.

Kjo u pa edhe në vizitën e Presidentes së Kosovës në Shqipëri.

Foli për nismën e Minshengenit që dëmton Kosovës. Për tarifën e tmerrshme që dëmton marrëëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Dhe këto janë kontradikta jo personale, që mund të ndryshojnë vetëm më 25 prill.

Dhe projektet e përbashkëta me Kosovën nuk do mbeten propagandë 3D që janë tipike të Edi Ramës.’