Pirlo: Dybala do udhëtoj me skuadrën, por...

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Portos.

Tekniku italian bëri të ditur se Leonardo Bonucci nuk do të jetë i grumbulluar me skuadrën, ndërsa, Paulo Dybala do të jetë i grumbulluar, por është e sigurt se nuk do të marrë minuta.

“Janë të gjithë të grumbulluar, do të udhëtojnë me ne. Bonucci nuk është në dispozicion, Ramsey po. Edhe Dybala do të udhëtoj me ne, por nuk është në gati për të luajtur.

Megjithatë, do të udhëtojnë me ne sepse kanë dëshirë të jenë pranë skuadrës. Bonucci nga java e kaluar nuk ishte mirë, por sot pati një tjetër problem të vogël dhe do ta vlerësojmë në ditët e ardhshme. Por, për nesër nuk bëhet”, u shpreh Pirlo.