VIDEO/ Denoncimi te Infektivi: Mi kanë marrë babait portofolin dhe unazën e floririt, nuk mi japin

Një tjetër denoncim ka mbërritur nga Spitali Infektiv, për humbjen e sendeve personale dhe parave.

Zonja para spitalit Infektiv, ku kurohen pacientë të prekur me COVID, ka deklaruar për SYRI TV se i kanë humbur sendet personale të babait të saj.

Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo.

'E kanë çuar nga dje tek Infektivi e kanë çuar tek COVID 3, ke COVID 3 me dhanë vetëm varësen. Babi kishte portofolin me lekë dje erdha me i marrë dhe ajo nuk mi dha se më thotë se nuk ke kartën e identitetit kurse tani thotë i ka marrë goca por unë nuk i kam marrë dje.

Varësen e mora vetëm dje me fotografi, dhe portofolin dhe unazën pres që ti marr që ta gjejnë këto këtu.

Dje fola me një kryeinfemiere Zana ajo e kishte. Shkova tek COVID 3 dhe vetëm varësen e floririt kam marrë, ja ku e kam. E mora me procesverbal, portofolin dhe unazën nuk i kam marrë akoma, më thanë ja kam dhënë të biijës, por unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër.'- tha zonja.