Klubi shqiptar jep lajmin tragjik, vdes futbollisti 17-vjeçar

Klubi kosovar, Gjakova, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë.

Klubi gjakovar njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re, futbollisti i tyre, Elirion Shabanaj.

Lojtari ishte vetëm 17 vjeç dhe largohet në mënyrë të hershme nga jeta.

Gjakova, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Elirionit, teksa shkruajnë se ishte një futbollist i talentuar dhe shumë i disiplinuar.