Këlliçi takim në kombinat: Të rinjtë duhet të qëndrojnë dhe Rama të largohet

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka bërë publik një takim me të rinjtë e Degës 6 në Kombinat.

“Ne nuk do të reshtim së besuari tek energjitë tona, tek Shqipëria. Prandaj të rinjtë duhet të qëndrojnë dhe Rama të largohet”, shkruna ai në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Zhvillova dje një takim me të rinjtë e Degës 6 të FRPD në Kombinat.

E vlerësoj maksimalisht angazhimin e tyre vullnetar dhe u jam mirënjohës që e kaluan këtë të dielë të bukur dëbore në punë, sepse besojnë te Partia Demokratike. Jam një ndër ta. Para se të jem kryetar i forumit, jam anëtar i tij. FRPD është krenaria ime. Aty kam njohur djem e vajza që po i rezistojnë tundimit për t'u larguar jashtë vendit.

Ne nuk do të reshtim së besuari tek energjitë tona, tek Shqipëria. Prandaj të rinjtë duhet të qëndrojnë dhe Rama të largohet.

Janë shtresa më e prekur nga depresioni ekonomik që kalon vendi. Ndryshe nga ç'u premtua, kostoja e jetesës është rritur. Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën.

Është koha të nxjerrim atdheun nga balta. Më 25 prill do të fitojnë të rinjtë, PD dhe Shqipëria!