KQZ regjistron në zgjedhje Tom Doshin dhe Edi Ramën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot për zgjedhjet e 25 prillit 2021, 16 parti dhe një kandidat të pavarur.  Është regjistruar Partia Socialiste e kryesuar nga Edi Rama ndër të tjera por edhe PSD-ja e Tom Doshit, ish-deputetit të larguar nga radhët e PS dhe të anatemuar së fundmi nga Ambasada Amerikane.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Sekretari i KQZ-së u shpreh: “Partia Social-Demokrate me shkronja nistore PSD, nëpërmjet kryetarit të saj Ëngjëll Bejtja, ka depozituar në KQZ, kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 25 prill. Nga arsyetimi i dokumentacionit konstatohet se është në përputhje me nenin 64/... të Kodit Zgjedhor dhe si e tillë pranohet.".

Ishte Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i cili e filloi sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesave të partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në 25 prill. Ndër to ishin kërkesat e PS, PD, LSI, PR dhe PSD. Midis tyre edhe kërkesa e Komitetit Nismëtar për paraqitjen e kandidaturës së z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit.