Serie A/ Fitore minimale të Atalantës dhe Sampdorias, thyen Kaljari e Fiorentina

Kanë përfunduar dy sfidat e orës 15:00 të Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 22-të.

Atalanta triumfon në frymën e fundit falë golit të Luis Muriel në minutën e 90-të duke mposhtur Kaljarin në “Sardegna Arena”.

Me këtë sukses Atalanta renditet në vendin e 7-të në kuotën e 37 pikëve.

Sampdoria ka mundur Fiorentinën me rezultatin 2-1 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Golat u shënuan nga Keita Balde në minutën e 31-të, më pas baraspesha u rikthye me Dushan Vlahoviç në minutën e 37-të, dhe goli i fitores dhe i vulosjes së takimit erdhi nga Fabio Kualiarela në minutën e 71-të.