Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, sjellin probleme në qarkullim dhe në energjinë elektrike

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natën në qarkun e Korçës.

Temperaturat në këtë qark kanë zbritur në -8 gradë Celsius.

Disa zona janë të bllokuara, ndërsa në aksin Boboshticë-Dardhë ka probleme në qarkullim.

 Të gjitha fshatrat e Dardhës, Proptisht e Velçan kanë probleme me energjinë elektrike.

Velçan trashësia e borës deri në 70 cm

Dardhas trashësia e borës nga 90 cm -1 m

Trebinjë trashësia e dëborës nga 40 -70 cm

Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm