Jasir Asani në ‘Fair Play’: Vllaznia do ta ketë të vështirë pjesën e mbetur të sezonit

Futbollisti i Partizanit, Jasir Asani ka folur për situatën që po kalon Partizani dhe për titullin kampion.

Gjatë një interviste në emisionin “Fair Play” të moderatores Enkeleida Zekos, Asani vlerësoi të gjithë kundërshtarët por theksoi se Vllaznia do ta ketë të vështirë pjesën e mbetur të sezonit.

Rivalët e Partizanit për titullin kampion?

“Unë mendoj se ekipet që janë në vendet e para janë favorite për tu shpallur kampion. Ne do të vazhdojmë çdo ndeshje të marrim maksimumin që të arrijmë Vllazninë”, tha fillimisht Asani.

Gjendja e Partizanit- “Të them të drejtën ka ndryshuar gjendja që kur u hap merkatoja. Partizani ka një ekip që do të shkojë shumë larg pasi të gjithë po japin maksimumin. Të gjithë çunat kanë mentalitet kampioni, jemi të gjithë së bashku si një familje për tu shpallur kampion.

Debutimi - Nuk më shqetëson që isha në stol është trajneri ai që vendos, jam i lumtur me fitoren që ti afrohemi sa më shumë Vllaznisë.

Konkurrenca në skuadër- Çdo lojtar duhet të japë maksimumin , është trajneri që duhet të vendosë cili do të luajë, ai që ka formën më të mirë, të gjithë lojtarët janë njësoj dhe stoli nuk duhet të mërzitet. Këta lojtarë që ka momentalisht Partizani do të arrijë objektivat pasi ka shumë futbollistë me cilësi.

Vllaznia - Me Vllazninë ishim pafat që nuk fituam, dominuan ndeshjen por për fat të keq u ndalëm në barazim. Vllaznia ka bërë shumë mirë të gjithë kampionatin, por këto ndeshjet e fundit do të jenë shumë të vështira për tu shpallur kampion. Do t’ia lemë kohës pasi duhet të shohim ndeshjen e radhëz.

Ekipi më i rrezikshëm – Të gjitha ekipet janë shumë të vështira duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të bëjmë më të mirën tonë.