Trump hyn në histori, lirohet nga akuza për nxitjen e trazirave në Kapitol

Ish Presidenti Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq të dytë, nën akuzën e nxitjes së një kryengritje për trazirat e Kapitolit në 6 janar, duke e bërë atë presidentin e parë dhe të vetëm të fajësuar dhe liruar dy herë në histori.

Në votimin e së shtunës, një shumicë e senatorëve e gjetën Trump fajtor me shifrat 57-43, por numri nuk arriti në shumicën e nevojshme për të dënuar presidentin.

Po të ishte dënuar Trump, Senati do të kishte vazhduar me lëvixjen e radhës për të ndaluar presidentin e 45-të nga kandidimi për një mandate tjetër për president.

Shtatë senatorët e GOP që u bashkuan me të gjithë demokratët për të shpallur fajtor Trump ishin: Sens. Richard Burr i Karolinës së Veriut, Bill Cassidy nga Louisiana, Susan Collins nga Maine, Lisa Murkowski nga Alaska, Mitt Romney nga Utah, Ben Sasse nga Nebraska dhe Pat Toomey të Pensilvanisë./ FoxNews/