'Jam në vështirësi'/ Dëbora bllokon në makinë drejtorin Sportiv të Vllaznisë

Në lidhje direkte në emisionin “Fair Play” me Enkeleida Zeko, drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmati, e ka pasur shumë të vështirë të fliste.

I bllokuar ne makinë, rrugës për në Tiranë, Djarmati ka folur për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Ju kërkoj ndjesë për lidhjen, por as nuk e di se ku jam, as nuk e di se ku ndodhem. Ka rënë shumë borë këtu ku jam. Ndodhem në një situatë të vështirë i ngelur në mes të rrugës'-u shpreh Djarmati