VIDEO/ Juventusi humb përballë Napolit, penalltinë e fitoi Rrahmani

Napoli ka mposhtur Juventusin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Vendasit kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Protagonisti kryesor i pjesës së parë, ishte padyshim, Amir Rrahmani ndaj të cilit Giorgio Chiellini bëri një ndërhyrje të gabuar. Pas incidentit, gjyqtari u konsultua me pamjet e VAR-it dhe vendosi të akordojë 11-metërsh.

Ishte kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili konvertoi penaltinë në gol në min (31′).

Pjesa e dytë solli një Juventus më agresiv, “Bianconerët” bënë presion gjatë gjithë minutave të mbetura por pa rezultat pasi Napoli mori 3 pikë të arta.

Napoli ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë të grumbulluara, një më pak se Juventusi i vendit të tretë.