VIDEO/ Autobusi me 40 pasagjerë bllokohet prej 3 orësh në Milot-Lezhë, në automjet fëmijë dhe të moshuar

Një autobus 40 pasagjerë është bllokuar këtë mbrëmje në aksin Milot-Lezhë.  

Në autobus raportohet se ka të mitur dhe të moshuar.

Autobusi ndodhet i bllokuar prej tre orësh, ndërkohë që pasagjerët janë lënë në mëshirë të fatit.

Pasagjerët kanë provuar papushim nr. e policisë 129 dhe i del i zënë, askush nuk iu pergjigjet.