VIDEO-FOTO/ Ja pamjet e trishta nga dy delfinët e ngordhur në Gjirin e Lalëzit

Si shkak i reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, në bregun e Gjirit të Lalëzit ujërat kanë nxjerrë në breg dy delfin të ngordhur.

Në pamjet e trishta që kanë ardhur në redaksinë e Syri.net, dallohen dy delfinë të cilët kanë ngordhur.

Delfini është gjitar ujor i konsideruar si kafsha e tretë më e mençur në botë.

Kryesisht ushqehet me peshq dhe është mjaft paqësor dhe krijon miqësi me njerëzit.