VIDEO/ Insigne feston golin në mënyrën e çuditshme, ja mesazhi për gruan e tij...

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Napolit ndaj Juventusit në Serie A.

Pasi Amir Rrahmani fitoi penallti ndaj bardhezinjve në minutën e 31-të, Insigne godet fort dhe saktë nga 11 metra duke kaluar ekipin në avantazh 1-0.

Më pas, 29-vjeçari i drejtohet kamerave dhe nxjerr bluzën me tekstin për bashkëshorten e tij: “Gëzuar Shën Valentinin, dashuria ime!”.