Haalandi nuk respektoi ‘Fair play’/ Plas sherri në ndeshjen Dortmund – Hoffenheim

Skuadra e Borussia Dortmund me vështirësi ka barazuar 2-2 përballë Hoffenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Bundesliga.

Golin e barazimit e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland në minutën e 80-të. Por, Haaland nuk e respektoi ‘fairplay’ – pasi lojtari kundërshtar ishte i shtrirë në momentin kur ai shënoi golin e barazimit.

Lojtarët e Hoffenheim nuk ishin të kënaqur nga ky gjest i futbollistit dhe plasi sherri në ‘Iduna Park’.