VIDEO/ Dështim total i qeverisë, Shqipëria paralizohet nga bora dhe shiu

Ka mjaftuar vetëm disa reshje dëbore që rrugët e Shqipërisë të mbulohen nga kaosi, duke treguar edhe njëherë dështimin e qeverisë në mirëmbajtjen e tyre. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri.net, ngrica ka pushtuar të gjithë akset, ndërkohë që emergjencat civile nuk duken gjëkundi.

Kurse shqiptarët në mungesë të qeverisë të mposhtur nga dëbora dhe përmbytjet, nuk u ka mbetur gjë tjetër, vetëm se të luten, edhe pse paguajnë disa taksa për rrugën të vendosura nga qeveria Rama.