VIDEO/ Rrahmani fiton penalltinë, Napoli ndëshkon Juventusin

Napoli ka kaluar nw avantazh 1-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e javës së 22-të Serie A.

Goli i avantazhit ka ardhur me ndihmën e një penalltie të shkaktuar nga Chiellini. Kapiteni juventin ndërhyri në mënyrë të gabuar pikërisht ndaj Amir Rrahmanit gjatë një dueli në ajër dhe gjyqtari akordoi penallti, pasi e u konsultua me sistemin VAR.

Lorenzo Insigne e mori përsipër penalltinë e fituar nga kapiteni i Kosovës dhe mundi të mposhtë Wojciech Szczsny pa shumë probleme.