Pas deklaratës së trajnerit të Caen, reagon babai i Neymar: Ai qan pasi ka trajnerë si ti

Neymar jr u dëmtua sërish dhe nuk do të jetë në dispozicion të Mauricio Pochettino për 4 javët e ardhshme.

 Brazilianit iu desh të largohej nga fusha gjatë ndeshjes kundër Caen, pas një ndërhyrje të rëndë të një lojtari kundërshtar.

Trajneri i Caen, Pascal Dupraz, e quajti fajtor në fund të ndeshjes: " Unë nuk do të qaj, këtë ia lë Neymar. Ai përfiton nga toleranca e gjyqtarëve. Unë nuk e vë në dyshim që është dëmtuar, por është i dëmshëm për ekipin e tij dhe për veten. Duhet të sillet si Platini ose Cruyff." Përgjigja e babait të kampionit erdhi menjëherë: "Ai do të qajë, pasi ka trajnerë si ju, gjyqtarë të këtij niveli, disa gazetarë tendenciozë dhe frikacakë në sport. Po, ai duhet të qajë. Por britma ime dhe e tij, e djalit tim, atletit, e magjisë së futbollit, do të zgjasë një natë dhe pastaj do të ngrihet sërish, si gjithmonë, për t’i mundur të gjithë ”.