Neymar ‘lëndohet’ gjithmonë në ditëlindjen e motrës së tij

Lëndimet e Neymarit në vitet e fundit kanë ndodhur zakonisht gjatë muajit shkurt/mars, atëherë kur edhe motra e tij feston ditëlindjen.

Së fundmi është mësuar se në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Caen, sulmuesi Neymar ka pësuar një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushave afro 4 javë.

Që nga viti 2015, Neymar është lënduar gjithmonë gjatë ditëlindjes së Rafaella Santos, motra e tij.

Ai nuk ka munguar asnjëherë në ditëlindjen e tij dhe së fundmi supozohet se edhe lëndimi i fundit mund të jetë për këtë arsye.

Rafaella feston ditëlindjen e saj më 11 mars, një ditë pas ndeshjes së kthimit mes Barcelonës dhe PSG-së, e cila do të zhvillohet në Paris.