Hungaria është vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën ruse

Që nga sot, Hungaria është vendi i parë në Bashkimin Evropian (BE) që përdor vaksinën ruse Sputnik V kundër koronavirusit, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale.

"Sot, ne kemi filluar të përdorim vaksinën Sputnik V në pikat e vaksinimit," tha Cecilia Miller, kryeinspektorja shëndetësore dhe anëtare e stafit të krizës. Autoritetet hungareze kohët e fundit njoftuan se kishin marrë 40,000 doza të vaksinës ruse dhe se vendi është i pari në BE që i dërgohet vaksina Sputnik V.

Qendra Hungareze për Shëndetin Publik ka aprovuar vaksinën ruse.

Hungaria është gjithashtu anëtari i parë i BE që nënshkruan një kontratë me laboratorin kinez Sinofarm dhe porosit rreth pesë milion doza të vaksinës prej saj.