Rriten përsëri infektimet në Hungari, Orban: Jo bllokim, kemi vaksinat

Infeksionet me koronavirus kanë filluar të rriten përsëri në Hungari, ndoshta për shkak të përhapjes së llojit i cili u identifikua për herë të parë në Anglinë juglindore, i tha Kryeministri Viktor Orban, radios shtetërore.

Orban tha se nuk kishte nevojë për masa të mëtejshme bllokimi për të frenuar përhapjen e infeksioneve, pasi një përshpejtim i planifikuar i vaksinimeve me vaksina ruse dhe kineze mund të kompensonte rritjen e rasteve të reja Covid-19 në javët e ardhshme.