Portugalia në ankthin e vdekjeve, lehtësohet pak piku i pandemisë

Pas një periudhe dy javore muajin e kaluar në të cilën Portugalia ishte vendi më i goditur në botë për nga numri i popullsisë, ankthi për mbarimin e pikut të pandemisë është lehtësuar pak.

Numri i pacientëve Covid-19 në spital dhe në kujdes intensiv ra të enjten për të tretën ditë radhazi, sipas të dhënave të reja të qeverisë.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë raportoi shtrimet më të pakta në spital që nga 20 janari dhe pacientë më pak në Njësitë e Kujdesit Intensiv për gati dy javë.

Por mesatarja shtatëditore e vdekjeve ditore të Portugalisë mbeti më e larta në botë, me 2,05 për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ekspertët mendojnë se rritja arriti kulmin në fund të muajit të kaluar. Por në Spitalin Curry Cabral të Lisbonës, Dr. Nuno Germano nuk pret ndonjë lehtësim të menjëhershëm në njësinë e kujdesit intensiv që ai drejton, ku 25 pacientë janë nën kujdes.

"Ne jemi akoma duke pritur që rastet të rriten," tha ai të enjten, në fund të një turni 24-orësh. "Ekziston një vonesë kohore prej rreth një ose dy javësh midis fillimit të një rënie të infektimit dhe pakësimit të pacientëve në kujdesin intensiv."