Mbërrijnë në Japoni, vaksinat e para të Pfizer nga Brukseli

Grupi i parë i vaksinës Covid-19 në Japoni mbërriti të premten në mëngjes, njoftoi media vendase, me miratimin zyrtar për dozat e Pfizer që pritet të jepet shpejt pasi vendi nxiton për të mposhtur një valë të tretë të infeksioneve përpara Lojërave Olimpike.

Një panel shëndetësor qeveritar do të shqyrtojë vaksinën të premten. Kyodo News raportoi se miratimi do të jepet të dielën.

Kryeministri Yoshihide Suga ka thënë se vaksinimet do të fillojnë nga mesi i javës së ardhshme, duke filluar me rreth 10,000 punonjës shëndetësorë. Qeveria shpreson të sigurojë furnizime të mjaftueshme për të gjithë popullsinë nga mesi i vitit.

Rreth 400,000 doza mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Narita, afër Tokios, të premten në mëngjes në bordin e një fluturimi nga Brukseli, njoftoi Kyodo.

Kishte shqetësim se Bashkimi Evropian mund të bllokonte eksportet e vaksinave, çka bëri që kreu i Vaksinave në Japonisë të ngrinte zërin kundër nacionalizmit në rritje mbi furnizimet.