Shpërthen fabrika e fishkezjarreve, humbin jetën 11 persona në Indi

Disa shpërthime në një fabrikë private fishekzjarresh në jug të Indisë vranë të paktën 11 punëtorë dhe plagosën 34 të tjerë të Premten, ka thënë policia.

Ata që u plagosën në shpërthimet në fabrikën në rrethin Virudhunagar të shtetit Tamil Nadu u dërguan në një spital për trajtim, tha oficeri i policisë Raj Narayanan.

Shpërthimet ndodhën ndërsa kimikatet po përziheshin nga punëtorët për të bërë fishekzjarre, tha agjencia e lajmeve Press Trust e Indisë.

Prodhimi i fishekzjarreve është një biznes i madh në Indi, ku fishekzjarret shpesh vendosen në festivale dhe dasma.

Shumë fabrika ilegale prodhojnë fishekzjarrë që janë më të lirë për tu blerë sesa ato të prodhuara ligjërisht.

Zona ku ndodhi shpërthimi është 520 km (325 milje) në jug të Chennai, kryeqyteti i shtetit.