Rikthehet Flori Mumajesi me projekt të ri, nuk do ta besoni se me cilën këngëtare

Një lajm i bukur vjen për të gjithë fansat e këgëtarit Flori Mumajesi.

Ai do të rikthehet në skenën muzikore, pas një shkëputje prej disa kohësh.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i vip-ave, Xhani Demika, i cili ka treguar se ai do të vijë  në një bashkëpunim me këngëtaren Tayna, duke garantuar se do të jetë një hit.

“Nuk e di, kur të dalë 24 në 24 do e dëgjoj dhe pse e kam mësuar përmendësh”, shkruan ai krahas postimit.

Nuk dihet muaji apo data e lançimit, titulli apo nëse do të realizohet gjithashtu një videoklip, por fansat janë bërë shumë kuriozë.

Diçka është e sigurtë, që do të jetë një super këngë.